“Tërmeti i 25 prillit do ta nxjerri në çadër Ramën”, Kryemadhi: “Listën e deputetëve do e bëjmë bashkarisht në parti”

A jemi gati për një tërmet të ri?”, ka qenë një nga pyetjet e shtruara në emision.

“Nuk jemi gati për një tërmet të tillë se jemi totalisht të papërgatitur. Menjëherë pas tërmetit bëra publike një material të një departamenti të një komisioni për përgatitjen e masave të mbrojtjes civile. Ai lidhej me mungesën e strukturave të mbrojtjes civile, që Shqipëria ishte e papërgatitur dhe këtë e tregoi tërmeti i 26 nëntorit. Shkaktarët e problemeve mbasi e kanë shkaktuar problemin, fatkeqësinë, merremi me shkaktarët, por nuk fillojmë të flasim si ta përballojmë këtë fatkeqësi. Duhet të flasim se çfarë do bëjmë nëse larg qoftë vjen një tërmet tjetër, si do përballohet? Do ketë një tërmet të ri, tërmeti i 25 prillit, që do ta nxjerri në çadër Ramën”, tha Kryemadhi. “Listën e deputetëve do ta bëjmë bashkarisht. Sigurisht që do vendosim edhe figura të reja. Pjesa më e madhe dhe kryesore e LSI janë të rinj, beteja jonë është që ata të mos ikin jashtë. Alternativa është arsimi dhe puna e paguar mirë. Nuk i kemi vendosur akoma deputetët”, shtoi Kryemadhi.

“Nga tre gjërat e pëson njerëzimi; ose nga tërmetet, ose nga epidemitë dhe pandemitë ose nga luftërat, kryesisht ato botërore. Nëse vjen një tërmet më i fuqishëm nga ky që ndodhi, do e shohim sa do e përballojmë. Bektashinjtë thonë se që të parashikosh tërmetin, duhet të dish gjuhën e zogjve. Kush di gjuhën e zogjve nga njerëzit, e merr vesh. Baba Mondi ia ka mësuar Ilir Metës, por jo të gjithë zanatin”, tha Arjan Çuri, duke iu përgjigjur pyetjes së shtruar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto