“Tema universale e korrupsionit”, mos e humbisni komedinë “Revizori” tek arTurbina

Komedia “Revizori”, e shkruar në vitin 1836, konsiderohet si një nga kryeveprat e shkrimtarit rus Nikolaj Gogol. Kjo shfaqje po vihet në skenë tek ArTurbina.

Kasti i aktorëve të kësaj shfaqje dhe regjisorja kanë qenë të ftuar sot në emisionin  “Zonë e Lirë”, ku kanë folur për këtë komedi. Ajo do të shfaqet tek ArTurbina edhe më datë 11 dhe 12 janar, ora 18:00.

“Mendoj se shfaqja “Regjisori” është thellësisht  një komedi politike, me situatën që jemi ne në vend”, ka thënë Gent Zenelaj.

“Është një komedi nga më të stërvënat në sallat botërore. Është ndoshta tema aktuale, universale e korrupsionit, ka lidhje me të gjithë atë që njeriu është brenda vetes. Ky është një produksion i Teatrit “Aleksandër Moisiu”. Nëse sallat e teatrit do na i mbyllin, do e bëjmë teatrin në shesh”, ka thënë Driada.

Me regjisore Driada Dervishin dhe nën interpretimin e Gentian Zenelit, Amos Zaharisë, Adelina Mucës, Suela Bakos etj, vijnë personazhet groteskë që janë të gatshëm të bëjnë gjithcka për të mos humbur pushtetin.

Janë përsonazhe që ne i hasim kudo. Janë personazhe të një administrate tejet korruptuar, mjaft mediokre, e cila ka vetëm një qëllim, si e si të ruajë pushtetin e saj.

Gogoli e vendos ngjarjen në një qytet të vogël, ku grykësia dhe rryshfeti mbizotërojnë. Por gjenialiteti i tij bën që kudo e në cdo kohë të tingëllojë e tanishme. Dervishi e vendos “Revizori-n” në serinë e një sërë komedish.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto