Të rritur në Australi, rokerët me origjinë shqiptare performojnë në “Zonë e Lirë”

Todd, Kevin, Blake, Koby dhe babai i tyre, Ardi, janë mbrëmjen e sotme të ftuar në “Zonë e Lirë”. Katër vëllezërit, të rritur në Melbourne të Australisë, janë rokerë me origjinë nga Durrësi.

Ata morën pjesë këtë vit në Festivalin e Këngës në RTSH.  Sot djemtë kanë performuar dy këngë live në studion e “Zonë e Lirë”.

“Djemtë kanë një bazë të fortë fansash në Europë dhe donin të linin gjurmën e tyre. Karriera e tyre mund të jetë më interesante në Europë se në Australi”, tha babai i tyre.

Ju mund të pëlqeni dhe këto