“Të rrëzojmë ligjin e Arsimit të Lartë”, studentët rifillojnë protestat, ja kërkesat e tyre

Mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” kanë ardhur një grup studentësh, të cilët kanë deklaruar se do rifillojnë protestat studentore.

“Më 6 dhjetor morëm vesh që kryeministri dhe kryetari i bashkisë do harxhonin fonde publike për pemë dhe drita, dhe aty u mor vendimi. Për ne e kishte gishtin e mesit Rama”, tha një student në studio.

“Pikat patën një afat zbatimi, një pjesë e tyre mund të jenë implementuar në dukje, por nuk e kanë thjeshtuar jetën tonë universitare… Është kthyer situata siç ka qenë, edhe më keq. Unë që jam studente ekselente dhe supozohej të përfitoja një bursë, por s’kam marrë”, ka thënë një nga studentet.

“Qëllimi jonë, atë ditë në protestë, më 22 janar u krijua Lëvizja për të Drejtat e Studentëve që s’ka nevojë për kartë anëtarësie, çdo student mund të jetë pjesë. Kanë qenë mbi 1 mijë veta. Ne i besuam Paktit të Universitetit, prandaj dështuam.

Duhen mbledhur 20 mijë firma, kemi vendosur një afat dy javor për t’i mbledhur. Qëllimi ynë është të rrëzohet ligji i Arsimit të Lartë. Deri më tani kemi mbledhur 5 mijë firma. Protesta në vetvete vjen kur ne na shteron afati 2 javor për mbledhjen e firmave. Në momentin që nuk kemi asnjë  reagim nga qeveria për këtë ligj, i kemi bërë të ditur se do kthehemi në protesta”, thanë studentët.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto