Flower
Flower

“Të mos isha baba i katër vajzave, isha bërë terroristi më i madh i Ballkanit”, Milaim Zeka shpërthen ndaj lajmeve fallco

Teksa ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, Milaim Zeka është shprehur i revoltuar mbi lajmet fake që kanë qarkulluar shpesh për të në portale, duke i quajtur ata se ‘po bëjnë gazetari pornografike vetëm për ca klikime’.

Po ashtu, ai ka treguar për rastin e arrestimit të tij, kur e mori vesh nga portalet se  Prokurori kishte vendosur ta arrestonte dhe lidhur me këto dënime të padrejta, u shpreh se nëse nuk do ishte baba, do të ishte bërë ‘terroristi më i madh i Ballkanit’.

“…Skandali më i madh është se pa shkuar letra e Prokurorit tek policia që unë do arrestohesha, prokurori e kishte dhënë lajmin tek mediat dhe unë e mora vesh nga portali. Më pas, erdhi një police, nxorri arrestin e Prokurorit dhe më tha “më vjen keq por duhet të të arrestojmë”. Gjëja e parë që më erdhi në mendje në atë moment ishte kjo se unë kam bërë dokumentar dhe kam lexuar histori të terroristëve më të mëdhenj në botë. Unë e kam thënë në gjykatë para Prokurorit:

“Të mos isha baba i katër vajzave, isha bërë terroristi më i madh i Ballkanit sepse po lëndon familjen time pa patur asnjë provë. Po të ishte Kosova anëtare e Gjykatës së Strasburgut, do të isha bërë multimilioner. Më datë 19 shkurt të 1992 jam arratisur nga Kosova. Nuk kam qenë në asnjë minutë në jetën time në Evropë në asnjë polici në ndonjë shtet dhe me ta thy krejt pasqyrën e jetës një prokuror kriminel, hajdut, i korruptuar, bashkë me një President të vendit që ka inate personale me mua, është shumë e rëndë. Unë e kam mbështetur Hashim Thaçin në politikën e tij të jashtme, por unë nuk do ja bëja këtë gjë atij po të isha President. Vetëm në një pikë bashkohem me Trump e Edi Ramën: Kur tha që do e bëjmë ligjin kundër shpifjes. Këta gazetarë po bëjnë gazetari pornografi vetëm për ca klikime, se mua më dhimbset fëmija”, u shpreh Milaim Zeka.

Ju mund të pëlqeni dhe këto