Flower
Flower

 Surprizë në “Zonë e Lirë”/ Ledio feston ditëlindjen, këngëtarët dhe stafi e urojnë në studio

Mbrëmjen e sotme, emisioni “Zonë e Lirë” është transferuar në një resort, aty ku janë të ftuar shumë këngëtarë të njohur.

Gena, Anxhela Peristeri, Mateus Frroku e shumë të tjerë janë në studio. Por në një moment, këngëtarja Ingrit Gjoni ka ardhur në skenë me një tortë në dorë dhe ka bërë të ditur se sot është ditëlindja e Ledios, regjisorit të “Zonë i lirë”, që njihet ndryshe edhe si Ledio të Lutem.

Këngëtarët, Arian Çani dhe stafi e kanë uruar dhe i kanë kënduar e ditëlindjes Ledios, në një atmosferë festive, ndërsa Ledio i ka falenderuar për këtë surprizë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto