“Sukses do jetë kur të marr çmimin Grammy”, Kleoniki zbulon arsyen pse e fshiu këngën me Alban Ramosajn

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Kleoniki Delijorgji, është mbrëmjen e sotme e ftuar në “Zonë e Lirë”.

“Për të qenë artist nuk ke nevojë për universitet. Kur isha në klasë, e kuptova që isha një stad më tjetër se ata të tjerët”, tha Kleoniki mbi arsyen pse e la shkollën.

Gjithashtu, ajo ka zbuluar edhe arsyen pse e ka fshirë videoklipin me Alban Ramosajn. “Unë nuk e kam nisur vonë, e kam dashur muzikën që e vogël, 12 vjeçe e lashë muzikën për 10 vite se nuk fitova një kompeticion në Greqi ngaqë jam shumë ambicioze. Më mirë vonë se tani kur të më vijë suksesi, jam e gatshme për sukses. Për mua suksesi nuk është kjo që kam tani, për mua sukses do jetë kur unë të marr çmimin Grammy të parë. Nuk e di se kur mund ta kap çmimin, përpara 5 vitesh e di që do ndodhi. Videoklipi me Alban Ramosajn u fshi se nuk më përfaqëson më mua si artiste, nuk ishte ajo që kisha bërë unë aty”, tha Kleoniki Delijorgji.

Ju mund të pëlqeni dhe këto