Spiropali: “Betejë për mandatin e katërt dhe më tej, dy mandate për ne janë numra”

“A po luan Rama për mandatin e katërt?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision, së cilës i është përgjigjur ministrja Elisa Spiropali.

“Është një betejë për mandatin e katërt dhe më tej. Ju mendoni se ‘Shqipëria që Duam’ për ne është slogan. Shqipëria që duam dhe europiane është qëllim konkret. Për integrimin e Shqipërisë besojmë se kjo forcë politike duhet. Kemi mbjellë shtetin ligjor, kemi kthyer në binar financat, kemi luftuar paligjshmërinë, etj, të gjitha këto do kenë patjetër frytet e tyre për një shtet që është më dinjitoz. Ne e kemi shumë seriozisht që do t’i kthejmë këtij vendi dinjitetin, do ta kthejmë drejt Europës.

Dy mandate për ne janë numra, dy, katër, pesë, sa të duash, derisa qytetarët të besojnë se jemi ne alternativa më e mirë. Edhe Reformën  në Drejtësi e morën me shaka, institucionet që po ngrihen janë pjesë e atij programi që e kemi pasur që në 2013.  Jo për mandatin e tretë, për të ardhmen, për Shqipërinë që duam”, tha Spiropali.

Ju mund të pëlqeni dhe këto