Sotir Qirjaqi bën maratonën e tij të 159

Me temperatura 32 gradë celcius, Sotir Qirjaqi arriti të mbaronte me sukses maratonën në Maqedoninë e Veriut.

“Ishte edicioni i 11-të për mua në këtë maratonë. Isha prezent mes sportistëve të mëdhenj. Kjo maratonë vinte pas dy muajsh pushimi.

Në këtë maratonë pata një respekt të jashtëzakonshëm, për moshën time pata ca komplimenta. E rëndësishme është që isha prezent si përfaqësues i Shqipërisë në një maratonë që është shumë kryesore në Maqedoni”, tha Sotir Qirjaqi

Ju mund të pëlqeni dhe këto