Skandali me himnin shqiptar në ndeshjen në Francë/ Ervin Baku zbulon shkakun: “S’ishte e rastësishme”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar gazetari Ervin Baku, i cili ka folur mbi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës të shtunën e kaluar në Francë, ku u vendos himni i Andorës në vend të atij të Shqipërisë.

Skandali me himnin shqiptar në Stade de France/ Gabim apo me qëllim?, ka qenë pyetja e shtruar në emision, ndaj së cilës Baku tha se ishte gabim.

“Ishte gabim, kjo gafë skandaloze nuk mund të ndodh. Nuk është e rastësishme pse u vu i Andorës sepse Franca pas tre ditësh priste Andorën dhe protokollit të ndeshjes i kanë shkuar dy himnet dhe kanë ngatërruar himnet. Ai duhej të merrte menaxherin e kombëtares dhe të verifikonte himnin”, tha Baku.

“Jo vetëm që e ngatërruan dhe vunë Himnin e Andolës. U kuptua që diçka nuk po shkonte. Pas disa minutash, vjen spikeri dhe thotë: “I kërkojmë ndjesë të gjithë tifozëve të Armenisë për gabimin që bëmë”, tha Çani, i cili kishte qenë në stadium në këtë ndeshje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto