Si do e rregulloni buxhetin e rrënuar? Përgjigjia e Lulzim Bashës

“Ka rrezik që vitin tjetër ta gjeni buxhetin në një formë të rrënuar. Si e keni shkopin magjik, që do e rregulloni buxhetin e rrënuar?”, e ka pyetur Ornela Liperi.

“Nuk ka shkop magjik, por ka një politikë të provuar. Çdo shqiptar duhet ta kuptojë, që taksa e sheshtë sjell dy efekte, e para lufton informalitetin. E dyta, është që me taksën e ulët dhe të sheshtë ekonomia stimulohet. Njerëzit shkojnë jo me ankth në punë, do kohën e vet që të implementohet.

Nuk mund të thuash kurrë që taksa e sheshtë dhe e ulët nuk funksionon. I jep frymëmarrje ekonomisë, i jep sipërmarrjes dorën e qeverisë në shpatulla”, u përgjigj Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto