Shqyerja e Teatrit/ Kush përfiton dhe sa?

Mbrëmjen e sotme të ftuar në “Zonë e Lirë” janë Arjan Çuri, Neritan Liçaj, Adriatik Lapaj dhe Fitim Zekthi, që kanë folur për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Shqyerja e Teatrit/ Kush përfiton dhe sa?, është një nga pyetjet që është shtruar në emision dhe për të cilën janë përgjigjur të ftuarit.

Fitim Zekthi: Rama përfiton, askush tjetër.

Neritan Liçaj:  Mbase përfitojnë të dyja palët, kuliset e politikës nuk i marr vesh.

Adriatik Lapaj: Humbasin shumë qytetarët, nuk e them dot kush përfiton, por di të them se humbasin shumë qytetarët.

Arjan Çuri: Rama dhe të vetët, s’jap dot llogari se nuk i kemi parë letrat.

Shqyerja e Teatrit/ A mund ta ndalonte opozita?, ka qenë pyetja tjetër së cilës i janë përgjigjur të ftuarit.

Fitim Zekthi: Mendoj se opozita ka bërë gjithçka, ka qenë me aktorët. S’mund ta ndalonte.

Arjan Çuri: Jo, nuk mund ta ndalonte.

Adriatik Lapaj: Opozita nuk mund ta ndalonte fizikisht. Nuk është çështje force.

Neritan Liça: Nuk mund ta ndalonte për mendimin tim. Në një moment kur isha në çati, pashë që ishin shumë. Më kanë shoqëruar 30 efektivë nga çatia.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto