Shqyerja e Teatrit/ Çfarë nuk i thuhet popullit? Çuri: “Ishte momenti i fundit kur mund ta prishte”

Mbrëmjen e sotme të ftuar në “Zonë e Lirë” janë Arjan Çuri, Neritan Liçaj, Adriatik Lapaj dhe Fitim Zekthi, që kanë folur për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Shqyerja e Teatrit/ Çfarë nuk i thuhet popullit?”, është një nga pyetjet që është shtruar në emision dhe për të cilën janë përgjigjur të ftuarit.

“Nuk i thuhet popullit kriza e thellë dhe e rëndë ekonomike e Shqipërisë. Nuk dua ta besoj që këtë e bëri për zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Fitim Zekthi.

“Ishte afati maksimal, dita e fundit, momenti i fundit, kur mund ta prishte dhe ndaj e bëri. Ai i bën llogaritë në bazë të asaj që do të lëjë gjurmë në histori mbi Shqipërinë dhe Tiranën. E vetmja gjë që mund ta pengonte atë ishin zgjedhjet që do vinin pas një viti. Dy fatkeqësitë që i ranë vendit, tërmeti dhe pandemia, i kanë lodhur njerëzit… Njerëzit të jenë kaq të pakënaqur nga kriza ekonomike sa ta votonin kundër pas një viti dhe kjo do ja prishte mundësinë. Gjatë fushatës nuk do e bënte dot, pandemia po mbaronte, të nesërmen i çliroi dhe një ditë para çlirimit të njerëzve, e prishi Teatrin. Fakti i krizës ekonomike mund ta ketë bërë atë të trembet mbi marrjen e 4 vjeçarit tjetër, edhe pse ai i ka marrë masat”, ka thënë Arjan Çuri.

“Popullit i thuhet çdo gjë, por popullin e ka marrë për një turmë që s’ka ç’bën. Qytetarët duhet të reflektojnë”, ka thënë Adriatik Lapaj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto