Shqiptari arrin suksese të mëdha, performon në Bundestagun gjerman në prani të Merkel

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar Ardit Gjikaj, një shqiptar që ka prej vitit 1994 që jeton në Gjermani.

Arditi ka fituar shumë kampionate në gjithë botën, kryesisht me breakdance. Ai është profesor kërcimi dhe ka një shkollë që quhet “Endless Dance”.

Bashkë me grupin e tij të kërcimit, Arditi ka performuar edhe në Bundestagun gjerman, ku ishte e pranishme kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Do jetë viti i parë në 2024 që do jetë breakdance në Olympia dhe po i përgatit nxënësit e mi tek shkolla ‘Endless Dance’. Kam tre vite që i jam futur muzikës. Ëndërroj që dhe me muzikën të shkoj në kampionate botërore. Kam shkruajtur shumë tekste për ‘Deja Vu’. Është një situatë që e kam parë dhe që nuk isha në atë vend, isha në Sahara por në Gjermani. Është për një person që kam menduar se e kam njohur që 1000 vjet, ia dedikoj një personi të veçantë”, tha Gjikaj mbi këngën e tij “Deja Vu” që mund ta dëgjoni më poshtë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto