“Shfaqje prej 2 orësh”, Arditi zbulon iniciativën në Gjermani për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar Ardit Gjikaj, një shqiptar që ka prej vitit 1994 që jeton në Gjermani.

Bashkë me grupin e tij të kërcimit, Arditi ka performuar edhe në Bundestagun gjerman, ku ishte e pranishme kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Po bëjmë një spektakël shumë të madh të dielën në Gjermani dhe po mbledhim para për të prekurit nga tërmeti në Greqi dhe Shqipëri. Njerëzit që kanë qejf të vijnë e të shikojnë shfaqje prej 2 orë e gjysmë dhe të dhurojnë para, të vijnë. Herën e kaluar janë mbledhur 33 mijë euro, ndërsa herën e dytë, 40 e ca mijë euro. Këto të parat kanë qenë për raste të tjera, jo për të prekurit nga tërmeti”, u shpreh Arditi, duke treguar arsyen pse ka ardhur tani në Shqipëri”, tha Arditi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto