Flower
Flower

Sherri në “Zonë e Lirë”/ Kokëdhima: “Gënjeshtar!”, Curi: “T’i firmosësh vetë tenderat që do të marrësh”

 

Teksa ishin të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ka plasur debati midis Koço Kokëdhimës dhe Arjan Curit, një pjesë e të cilit mund ta lexoni më poshtë:

Arjan Curi: Kur filloi paligjshmëria? Kur ikët ju nga PS, apo para?

Koço Kokëdhima: Nëse do të bësh provokatorin, nuk ke shanse të bësh bisedë me mua. Je përcjellës i të gjithë shpifjeve të Sali Berishës me shokë dhe me këto gjëra nuk mund të bësh bisedë me mua. Nëse ke ndonjë fakt, atëherë fol.

Arjan Curi: Unazën e Vogël të Tiranës ju e ndërtuat.

Koço Kokëdhima: Është një gënjeshtër, provokim. Unazën e Vogël të Tiranës nuk e ka bërë asnjë kompani e imja dhe sikur, asnjë shpronësim nuk e bën kompania, por shteti. Duhet të pyesësh Ramën jo mua se nuk jam babai i Ramës. Pushtetin e tij nuk e kam ushtruar unë, por Rama. Nuk merrem me provokimet e tij.

Arian Çani: U keqkuptove… Unë pyeta a ka qenë kështu situata kur ju keni qenë pas Ramës? Keni qenë bashkëpunëtorë.

Koço Kokëdhima: Jo s’kemi qenë, nuk përgjigjem për Ramën.

Arjan Curi: Ju edhe në intervista keni thënë që keni qenë mentor i Ramës.

Koço Kokëdhima: Ç’lidhje ka kjo me prishjet. Lëri këto provokime. Mashtruesa dhe gënjeshtarë nuk flasin dot me mua. Maskarallëqet e tua je mësuar t’i bësh me të tjerë, jo me mua.

Arjan Curi: Ju nuk po kontrolloni veten se ç’po thoni…

Koço Kokëdhima: E kontrolloj shumë mirë. Ti qenke karagjoz.

Arjan Curi: Faleminderit shumë, ti je i mrekullueshëm dhe meriton të jesh kryetar bashkie që këtë herë t’i firmosësh vetë tenderat që do të marrësh.

Ju mund të pëlqeni dhe këto