Sherri i Mihal Kokëdhimës me turistët spanjollë, Çani: “Po u thoshte pse ikni pa paguar, është viktimë”

Teksa po flitej në emisionin “Zonë e Lirë” mbi turizmin në vend, u diskutua edhe incidenti që ndodhi verën e kaluar. Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në jug të vendit, u konflikua me disa turistë spanjollë. Videoja e tij mbi kofanon e makinës së turistëve bëri xhiron e rrjetit dhe ai më pas u arrestua, si dhe restoranti iu prish.

Mihal Kokëdhima

Arian Çani ka thënë se Mihali po u kërkonte një shpjegim turistëve se pse po iknin pa paguar. “Mos u nis nga ajo që ke parë mbi kofano. Ai i shkreti u doli para dhe u tha pse ikni pa paguar. Ata i dhanë shpejtësi makinës, ata nuk ndaluan dhe ky hipi sipër i shkreti, Mihali është viktimë. Spanjolli shkoi atje dhe nuk pagoi katër peshk, vete ky tjetri dhe e shqeu lokalin”, tha Arian Çani.

“Duhet të ketë prova, duhet që një turist që çohet pa paguar, të denoncohet. Të mos bëhen skena filmi pastaj. Po të ketë të tilla gjëra, duhet të denoncohen”, tha Arjan Çuri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto