“Salome”, kryevepra e Oscar Wilde ngjitet në sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” kanë qenë stafi i aktorëve dhe regjisori Carlo Sciaccaluga për të promovuar shfaqjen e tyre “Salome”.

Kjo shfaqje, e bazuar tek vepra e madhe e Oscar Wilde, do të shfaqet premierë këtë të dielë, më 14 prill tek Teatri Kombëtar Eksperimental në ora 20:00 dhe do të shfaqet edhe në datat 18-19-20-21 prill.

E bazuar në personazhe biblike, historia sillet rreth pasionit aspak të zakontë të princeshës së Judesë, Salomes, e cila dashurohet dhe fiksohet me profetin Jokanan dhe kur ai e përbuz dhe nuk e pranon, kërkon dhuratë prej Herodit, burrit të nënës së saj, kokën e prerë të tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto