Salianji: “Shoqëria civile edhe është tërhequr nga pushteti, disa aktivistë duan të afrohen me PD”

Mbrëmjen e sotme të ftuar në “Zonë e Lirë” janë Arjan Çuri, Ervin Salianji, Adriatik Lapaj dhe Zhaklin Lekatari, që kanë folur mbi ngjarjen e aktualitetit në vend.

“Shoqëria civile në Shqipëri/ Përse i rri larg opozitës?”, ka qenë një nga pyetjet e shtruara në emision.

“Kjo është normale, shoqëria civile për aq sa është në Shqipëri, të ketë një farë distancimi të drejtpërdrejtë nga partitë politike. Në Shqipëri në 2-3 vitet e fundit, një pjesë domethënëse e aktivistëve të shoqërisë civile janë rreshtuar si qytetarë opozitarë. E gjithë rezistenca që ata bëjnë ndaj pushtetit, i kanalizojnë në opozitë. Rezistenca ime qytetare ose e aktivistëve të tjerë i shkon opozitës politike pavarësisht emri i saj. Është normale të ketë një vijë ndarëse, por në qëndrime shoh një kohezion. Shoqëria civile është rreshtuar në një opozitë qytetare ndaj pushtetit. Jam një nga aktivistët dhe qytetarët që e çuan para Nismën Thurje”, ka thënë Adriatik Lapaj.

“Unë mendoj që shoqëria civile është e fragmentarizuar dhe e paorganizuar dhe me një mungesë bashkëpunimi. Shoqëria civile qëndron larg opozitës sepse duket sikur nuk ka kauza dhe kërkon të instrumentalizojë dhe të bëjë të vetat kauzat e shoqërisë civile si psh kauza e Astirit. Ka problematika që opozita mund t’i ngrejë”, tha Lekatari.

“Në shoqëri demokratike, shoqëria civile dhe opozita, apo partitë politike në përgjithësi, nuk kanë ndonjë pikë takim përpos mbrojtjes së interesit publik. Akuza publike në Shqipëri është pse opozita është më shumë e përfshirë në kauzat e shoqërisë civile apo shoqëria civile instrumentalizohet nga PD. Është një gjë e dukshme që PD luan shumë shpesh edhe role që për shkak të blerjes, financimit, të përdorimit të pushtetit nga ana e qeverisë, shoqërinë civile e blen, e tërheq. Jemi detyruar që në shumë kauza të dalim si opozitë dhe të mbështesim. Shoqëria civile është në një rol edhe më të rëndësishëm për demokracinë.  Roli që duhet të bëjë shoqëria civile duke reaguar, e plotëson opozita. nuk shoh nga ana tjetër nëse përtej shoqërisë civile, njerëz të tjerë që janë qytetarë të aktivizuar. Ne po i kërkojmë që të vijnë në parti. Ka një pjesë të aktivistëve që duan të afrohen me PD, njerëz të spikatur, që padiskutim do kenë vendin e tyre”, tha Salianji.

“Tek protesta e Teatrit, militantët e PD përdorën dhunë kundër shoqërisë civile. Kishte militantë që përdorën dhunë kundrejt shoqërisë civile”, u shpreh Lekatari.

“E njëjta gjë ndodhi edhe tek protesta e studentëve. Më shumë aty zihen për kredite, kush e bëri këtë. Nëse zihesh për këtë, i bie të bjeri e gjithë kauza poshtë. Ka momente kur shoqëria civile bën sikur është larg opozitës, por është pjesë underground e opozitës. Këto ndodhin pastaj pas zgjedhjeve të ardhshme, kur dalin hapur dhe i bashkohen X apo Y i partie.”, shtoi Arjan Çuri.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto