Ruzhdi Metali shëron vajzën 5 vjeçare me diabet, babai i saj tregon historinë: “Nuk e besuam fillimisht”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar doktori i njohur Ruzhdi Metali, i cili ka ardhur në emision bashkë me Gjonin, babain e një vajze 5 vjeçare që vuan nga diabeti.

Gjoni ka treguar në studio historinë se si u diagnostikua vajza e tij dhe si Ruzhdiu e kuroi.

“Në qershor të 2018 pinte shumë ujë dhe shkonte shpesh në banjo, sa kishte mbushur 5 vjeçe. Lexova në internet pasi u bëra kurioz dhe shanset ishin që të kishte diabet. Kjo ishte shenja e parë. Bëmë disa analiza në një spital privat në Prishtinë dhe doli që diabeti ishte me rritje të mëdha. Vendosa meqë do shkoja pas një jave në Athinë, thirra familjarët dhe organizuam një vizitë në spitalin më të madh shtetëror në Athinë. Doli që fëmija është në pre diabet, në fazat fillestare para diabetike. Është kapur në kohë. Pasi dolën analizat, planifikuam të rrinte fëmija në spital”, ka thënë Gjoni.

“Fillova kërkime, lexime, për alternativa të ndryshme për më të rejat rreth sëmundjes. Vendosëm me gruan që të bëjmë një përpjekje në një mënyrë alternative dhe u informova për doktor Ruzhdinë përmes familjarëve të ndryshëm që kishin parë emisionin tuaj. Mendova se ishte mashtrues, në fillim të korrikut të këtij viti humba perspektivën e asaj që doja. Pas analizave që bëra në Gjermani, antitrupat ishin rritur me 50%.

Atëherë rashë në kontakt me Ruzhdiun. Më tha që ‘unë ta shëroj fëmijën për një ditë’. M’u duk e pamundur që të shërohet direkt diabeti i tipit 1″, u shpreh Gjoni.

“I dhashë ca pika, ilaçe, që të nesërmen në mëngjes ia bëra 50 nga 500. Vetëm një pikë i dhamë”, tha Ruzhdi Metali.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me doktorin, nuk e besuam fillimisht, por gjithçka që ka thënë është vërtetuar. Gjithçka është normale, pas ushqimit të gocës, matja që bëhet është mes 70-80.

Ju mund të pëlqeni dhe këto