Ruzhdi Metali flet mbi ilaçin që sipas tij trajton koronavirusin: “Problemi është mosha e pensionistëve”

Doktori alternativ Ruzhdi Metali është në një lidhje me Skype sot në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur për koronavirusin.

“Që nesër një person që është me koronavirus, e shëroj. Përdor ujë me flori…Viruset nuk janë aksidente, janë shpikje. Problemi është mosha e pensionistave. Këta persona që kanë probleme me zemër, me diabet, me tensionin, duhet të jenë më të kujdesshëm. Familjarët duhet ta kenë në një dhomë, t’i lënë një dritare hapur gjatë ditës. Të hajë ushqime të gjalla, PH e urinës, e pështymës, e kapilarëve dhe e venave, këto quhen katër siguresat e trupave. Nëse këto janë në nivel të mirë, ne nuk kemi asnjë lloj sëmundjeje. Çdo sëmundje është PH jonë”, ka thënë Ruzhdi Metali.

“Unë dyshoj se nuk është vetëm ujë me flori që ka Ruzhdiu. Ka dhe teknika të tjera, ka një lloj mënyrë komunikimi që u ndez njerëzve një lloj shprese brenda vetes”, tha Çuri për Ruzhdi Metalin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto