Ruzhdi Metali: “Faji i WC-ve që mezi dilni jashtë,  dy teknika që do t’iu ndihmojnë”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar doktori alternativ Ruzhdi Metali, i cili iu është përgjigjur mesazheve të shumta nga fansat.

Çani ka lexuar në emision një mesazh që i ka ardhur nga një person, i cili shkruan se ka vështirësi që të dalë jashtë. Ruzhdiu ka dhënë dy zgjidhje për këtë.

“Faji i WC-ve është. Duhet të marrim një kovë kur ulemi në banjo dhe i vendosim këmbët sipër. Formohet këndi tamam si banjat alla turke. Kur ngre këmbët, shtypet zorra. Një metodë japoneze është t’i bësh masazh kësaj zone këtu që të dalësh jashtë. Kjo është pika e zonës së trashë”, tha Ruzhdiu.

Ju mund të pëlqeni dhe këto