Rikthehet Ermiona Lekbello pas 12 vitesh, rrëfen si është jeta e saj tani

Ermiona Lekbello është një këngëtare e njohur shqiptare, e cila është rikthyer në emisionin “Zonë e Lirë” pas shumë vitesh për të promovuar këngën e saj të re me titull “The way I feel”.

Ermiona ka kohë që jeton në SHBA, ndërsa ky është klipi i parë i saj që sjellë pas 12 vitesh. Ajo ka treguar se ka tre javë që është në Shqipëri.

“Vajza është 22 vjeçe, është kopja ime dhe jemi si dy shoqe. Ajo jeton në Itali, ndërsa unë shkoj në Amerikë dhe në Itali. Unë punoj në Los Angeles për një firmë italiane”, ka thënë Ermiona për jetën e saj.

“Unë mollëzat i kam pasur gjithmonë, nuk kam bërë gjë në fytyrë apo në trup”, u shpreh Ermiona mbi ndërhyrjet estetike, ndërsa ka rrëfyer se është beqare. “Disa ditë më parë, thashë ‘ngele vetëm’, pastaj u ktheva nga ana tjetër dhe thash ‘sa mirë që je vetëm, e ke gjithë krevatin për vete”, u shpreh ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto