Rezarta Hoxhaj  na sjell një ‘nuse malësore’: “Të bashkohen trevat jug-veri”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur shqiptare Rezarta Hoxhaj, e cila ka sjellë këngën e saj më të re “Nuse malësore”.

“E kam shumë qejf gatimin dhe nëse do mbaronte biznesi i muzikës, do t’i futesha gatimit. E kam aq pasion, saqë po mendoj t’i bëj të dyja… Kjo këngë nuk është referuar nga jeta ime personale, por nga një dasmë ku unë kam marrë pjesë. Mesazhi i këngës është bashkimi i trevave jug-veri sepse ka shumë paragjykime edhe pse ka shumë krushqi mes dy krahinave”, tha Hoxhaj në studio mbi këngën e saj.

“Ideja e klipit në Llogara ishte që të kisha një mal që të përfaqësojë Malësinë dhe të kemi një det që të përfaqësojë Vlorën”, u shpreh Hoxhaj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto