Rënia e qeverisë Kurti/ Baton Haxhiu: “E rrëzoi arroganca, bëri një deklaratë të pafalshme në Kuvend”

Gazetari i njohur Baton Haxhiu, ka qenë në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë” sot, ku ka folur mbi rrëzimin e qeverisë Albin Kurti në Kosovë.

“E rrëzoi vetvetja, e rrëzoi arroganca. Në raport me politikën e brendshme, mund të jesh i zgjuar, mund të jesh retorik, por në raporte me bashkinë ndërkombëtare, nuk ka kohë askush që të dëgjojë ty me fraza e retorikë të kotë. Bashkuesi ndërkombëtar do saktësinë tënde… Amerikanët e masin forcën dhe të drejtën njëkohësisht. Kur nuk ke forcë ta ruash vetveten, së paku bëhu i ndërgjegjshëm që nuk ke forcë. Arroganca dhe kërkimi i së drejtës nuk shkojnë bashkë”, ka thënë Baton Haxhiu për rënien e Kurtit.

“Fakti që Kosova arriti të marri kërcënime deri në heqjen e forcave të KFOR, ky është një dështim sipas meje në politikën e jashtme. Duhet të kishin më shumë durim, duhet të kishin lobuar në dobi të interesave të shqiptarëve. Na pëlqen apo jo, duhet të kemi mbështetjen e këtyre imperialistëve. Nëse vendin e çojnë në zgjedhje të parakohshme, Kurti dhe po të marrë më shumë % dhe do të marrë më shumë përqindje, e ka humbur besueshmërinë Kurti që të bëjë aleancë me të gjitha partitë politike në Kosovë. E vetmja mundësi që ai të qeverisë Kosovën është të ketë mbi 50% të votave, por nuk besoj që të jetë direkt që pas kësaj rradhe. Kurti ose të kërkojë një autonomi totale nga njerëzit dhe del i vetëm në luftë, në të kundërt nuk ka më legjitimitet, edhe sikur 40% të votave të marri, ai nuk do mundet të qeverisë Kosovën”, tha Çuri.

“Në fjalimin e tij kur po bëhej mocioni i besimit, Kurti tha një deklaratë të pafalshme, se: “nuk do shkoj as në shtëpi të bardhë, as në shtëpi të verdhë, as në shtëpi të portokalltë. Tha se unë nuk jam që i shtrihem zotit Grenell”. Kurti ishte cinik në parlament, përveçse janë të rënda, këto gjëra janë dhe joetike. Ky diskurs i madhështisë së fjalës që dinë të kenë njerëzit kinse të lexuar është i papranueshëm, ofendues dhe ndoshta i poshtër. Fakti që një kryeministër i imi e përdor këtë, rrezikon 2 milion njerëz të tjerë dhe nuk e ka të drejtë. Z. Grenell në një deklaratë sot tha se jam krenar që jam homoseksual dhe ishte përgjigje ndaj Kurtit”, tha Batoni.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto