Rënia e kryebashkiakëve/ Grida Duma: “E hedh poshtë pushtetin pa marrë në zgjedhje fare”

Mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” janë Arjan Çuri dhe Grida Duma, të cilët kanë folur për ngjarjen e aktualitetit.

“Kryebashkiakët po bien njëri pas tjetrit/ A i intereson dhe Ramës?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision, së cilës i janë përgjigjur të ftuarit.

“I intereson. I lëshon vet, po krijon një fabul për të ripërsëritur zgjedhjet lokale… I intereson Ramës se opozita e la fushën bosh”, tha Çuri.

“Është një spekulim që i shkon një tendence filozofike. Në fakt, askush në fund të zinxhirit nuk lëshon pushtet… Për të kuptuar sot çfarë mendon shoqëria shqiptare, unë si sociologe e kam problem. Populli shqiptar ia ka blerë mendjen politikës shqiptare, na blen dhe na shet sepse nuk na shikon kredibël, po fut dhe veten time këtu. Nuk i voton njeri këta njerëz, këta njerëz janë duke ndëshkuar Shqipërinë në raportin e ikjes së vendit. Ky modeli është modeli në bashkitë që emigracioni është më i lartë”, tha Duma.

“Opozita po tregon që pasi vërtetoi totalisht mënyrën si qeveriset, përmes kontratilitetit të parasë së zezë, arriti përmes lënies së pushtetit të merrte përkrahje. Nëse nuk fiton kredibilitetin, do përfundosh në llumin e kundërshtarit, të parasë së zezë. 6 kryebashkiakë të rrëzuar, kjo tregon me një denoncim, e hedh poshtë pushtetin pa marrë pjesë në zgjedhje fare”, tha Duma.

Ju mund të pëlqeni dhe këto