Realiteti shqiptar politik në formë të përmbledhur, Besart Kadia sjell trillerin politik “Loja e vjetër”

Ekonomisti Besart Kadia është mbrëmjen e sotme i ftuar në “Zonë e Lirë”, ku ka folur për librin e tij “Loja e vjetër” që është një triller politik.

“Është një zhanër i paeksploruar në Shqipëri ky i zhanrit triller politik. Ky libër mundohet ta shpjegojë pak a shumë realitetin shqiptar politik në një formë të përmbledhur. Gjuha e përdorur në këtë roman është e egër.

Unë mendoj në formën më brutale të mundshme dhe siç na është futur në vesh, në sy, Shqipëria është një vend kaotik dhe njerëzit të kuptojnë përmes lojës së vjetër, realitetin që kemi. Mua libri më thjeshtësoi në mendjen time pritshmëritë e gabuara që njerëzit mund të kenë për politikën, për të jetuarit në Shqipëri. Unë po mundohem t’u them ‘ky është realiteti, ndryshoni pak pritshmëritë’”, u shpreh Kadia.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto