Rama President i Shqipërisë së Madhe? Milaim Zeka: “Nuk ka shanse, mund të bëhet vajza ime…”

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, gazetari dhe deputeti kosovar Milaim Zeka, ka zhvilluar në studio intervistën “Shqipëria e Madhe”.

“Sa shanse ka që President i Shqipërisë së Madhe të jetë Edi Rama?”, e ka pyetur Arian Çani Milaimin.

“Nuk ka shanse të jetë Edi Rama President i Shqipërisë së Madhe, mund të jetë Ana Kabashi ose vajza ime, por jo Rama, ai është inatçor”, u shpreh Milaimi.

“Kur kam shkuar nëpër udhëtime, nuk kam paguar kurrë një hotel më shumë se 30 euro nata me lekët e taksapaguesve. Madje, edhe pijet alkoolike nuk i kam paguar kurrë me lekët e taksapaguesve”, ka thënë ai mbi statusin e deputetit që mban në Parlamentin e Kosovës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto