“Rama po përpiqet të fitojë kohë”, Çuri: “Do ketë pjesëmarrje në zgjedhje, njerëzit duan të ndëshkojnë dikë”

Mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” është folur mbi aktualitetin në vend, ku të ftuar kanë qenë Neritan Sejamini dhe Arjan Çuri. Inceneratorët e Ramës/ Bellanicat e Bashës/ Dështimi me BE dhe Covid-19, kanë qenë temat për të cilat janë folur në studio.

“Unë mendoj që do ketë një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të elektoralit në zgjedhje dhe mezi po presin të shkojnë. Kanë ardhur gjërat shumë keq, kanë nevojë të ndëshkojnë dikë. Njërin nga të dy do ta ndëshkojnë, qoftë do ta ndëshkojnë Bashën për lidership dhe Ramën po për mos lidership.

Mendoj se Rama e ka mbledhur mendjen që cikli i pandemisë që do ndodhi, do të ndodhi. Do bëjë ç’është e mundur, është të fitojë kohë dhe të shmangi vëmendjen, t’i mbajë njerëzit sa më të qetë dhe prandaj shkon në spitale, dorëzon çelësat e shtëpive”, tha Arjan Çuri.

“Kjo fushatë është fushatë që do përpiqen ta vrasin njëri-tjetrin në kuptimin metaforik. Do jetë një fushatë shumë e ashpër”, tha Sejamini.

“Kjo do jetë fushatë jetë dhe vdekje, njerëzit instiktivisht viktimat e Covid do ia atribuojnë qeverisë. Mund të mbaja përgjegjësi morale dhe politike më vonë, por dhe unë këtë do bëja, në lidhje me numrat realë të viktimave”, tha Çuri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto