Protesta e naftëtarëve/ Spiropali: “S’po mbajmë anën e pronarëve, po përpiqemi ta zgjidhim”

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është mbrëmjen e sotme e ftuar në “Zonë e Lirë”. Ajo është pyetur në studio mbi protestën e naftëtarëve.

“Kjo mazhorancë ka bërë më shumë për çështjen e minatorëve, të naftëtarëve se të gjitha të tjerat. Nuk ka vend për të na ballafaquar me një të majtë që nuk ekziston. E kemi trajtuar çështjen e tyre me seriozitet”, tha Spiropali.

“Po mbani anën e pronarëve”, i tha Çuri Spiropalit

“S’po mbajmë anën. Po përpiqemi të zgjidhim çështjen që ekziston mes tyre. Me të drejtën, me gjithçka tjetër, jemi në anën e tyre. Prandaj po negociohet”, tha Spiropali.

Ju mund të pëlqeni dhe këto