Flower
Flower

Prishja e Teatrit Kombëtar, Leka Bungo: “S’është teatër ai, s’ka vlerë, duhet i riu se është mëkat”

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar regjisori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo.

Gjatë intervistës “Leka Bungo” që Arian Çani i ka bërë në studio, e ka pyetur Lekën nëse është pro apo kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ku Bungo ka se është pro ndërtimit të një teatri të ri pasi ai ekzistues sipas tij nuk u bë kurrë për teatër.

“Je pro apo kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, godinës ekzistuese?”, e ka pyetur Arian Çani.

“Unë s’jam për prishjen, jam për ndërtimin e Teatrit. Patjetër, duhet Teatri i ri pa diskutim, është gjynah, mëkat, është i vonuar, duhet të ishte bërë me vite përpara”, tha Bungo.

“Duhet prishur ky që është?”, e pyeti Çani.

“Po për çfarë ta mbash atë, s’ka asnjë vlerë ai. Jam për ndërtimin e një teatri të ri. Për çfarë duhet ky nëse do ndërtohet i riu. Për çfarë duhet ky teatër kur do ndërtohet i riu?”, tha Bungo.

“Është unikal. Ka arkitekturë unike, ia thash Edi Ramës kur ishte i ulur atje dhe nuk ma mohoi, i thash mund të mos ketë vlera arkitektonike të veçanta, por është unik i thashë, s’më tha jo”, tha Çani.

“Them unë jo sepse nuk është vlerë unike si Teatër. S’është teatër ai, nuk është bërë kurrë si teatër”, tha Bungo.

“Për teatër është bërë”, i tha Çani.

“Jo kurrë, asnjëherë… Nuk ka qenë teatër jo, kurrë”, përfundoi Bungo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto