Princi i Libofshës bën deklaratën e fortë: “Soros ka vde.kur, Trump do e shkatërrojë”

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë Alexandre de Basseville, i njohur ndryshe nga publiku shqiptar si Princi i Libofshës.

Alexandre ka në plan që të ndërtojë në Shqipëri një monarki parlamentare. Duke folur për planin e tij, u hap dhe tema e George Soros dhe influenca e tij.

“Një gjë doli e qartë nga kjo studio sot. Që më shumë se sa të joshi popullin që sigurisht që ai mund ta bëjë se është simpatik, duhet të joshi Soros”, i ka thënë Çani Princit të Libofshës, i cili tha se Trump ka vendosur që ta shkatërrojë Soros-in.

“Soros ka vdekur tashmë. Donald Trump disa javë më parë tha do merrem vet me Soros. E di që nëse Trump e thotë këtë, do të thotë se është fundi i tij. Është një çifut i cili ka vjedhur dhe ka shitur çifutët gjatë luftës dhe pasurinë e tij e ka ngritur mbi këtë. Kur e pyetëm për këtë tha po, ky ishte ligji i tregut në atë kohë, tha ai. Nga kjo ditë shumë njerëz kanë prishur dhe marrëdhënie me të. Plus dhe historia e skemës piramidale të Madofit, ku Sorosi ishte i përfshirë në të. Njerëzit flasin për këtë njeri sikur është dikush, por nuk është askush. Mendoni se ata që kanë pasuri të mëdha duan të jenë të njohur?”, ka thënë Princi i Libofshës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto