Presioni i Thaçit: A do ta hajë ‘karremin’ Brukseli? Curi: “Merkel nuk trembet”

Pyetjes “Presioni i Thaçit: A do ta hajë ‘karremin’ Brukseli?”, që ka shtruar në emision Arian Çani, i janë përgjigjur Baton Haxhiu dhe Arjan Curi.

“Nëse nuk ka një qëndrim të Tiranës, jo. Të flasësh për bashkim dhe të bësh veprim, janë dy gjëra të ndryshme. Kush e bën veprimin e parë, që të gjithë deputetët e Kosovës të vijnë në parlamentin e Shqipërisë dhe të bisedojnë me këtë temë, vetëm atëherë e ha karremin”, tha Haxhiu.

“Angela jo vetëm që s’trembet, këtë karem nuk e ha, sa herë duan të shmangin vëmendjen nga problemet e qeverisjes, ngrenë çështjen e bashkimit kombëtar”, u përgjigj Curi.

“Nëse bëhen nesër zgjedhjet, kë votojnë për kryeministër të Shqipërisë së Madhe, Ramën apo Thaçin?”, e pyeti Çani.

“Unë besoj se do votojnë Ramush Haradinajn sepse është i vetmi që po mban rezistencë ndaj Serbisë”, tha Curi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto