Flower
Flower

“Prapaskena e fatit”, komedia që s’duhet humbur tek Amfiteatri i Liqenit

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar Herion Mustafaraj, i cili ka bërë të ditur se do të rivendosi në skenë komedinë “Prapaskena e fatit”.

Kjo komedi do të shfaqet për publikun më 16 maj tek Amfiteatri i Liqenit, ora 20:00 dhe përpos pjesës komike, në të do të gjeni dhe shumë mesazhe për shoqërinë.

“Prapaskena e Fatit” është e shkruar nga Mustafaraj dhe është një komedi muzikore, Mustafaraj tregon se mesazhi që përcjell pjesa e shkruar prej tij përmblidhet me pak fjalë: nuk ka dështak që provon.

Në qendër të veprës është xha Fati, personazh shqiptar i emigruar në Amerikë, i cili që në fëmijëri ka ëndërruar muzikën dhe të jetë artist, por shanset kanë qenë të pakta për tu bërë. Ai ka luftuar që ëndrrat e tij të jenë realitet, dhe ka kaluar shumë peripeci gjersa ai vendos të emigrojë në Amerikë. Muzika është e bazuar në pjesë të njohura, por tekstin e ka bërë vetë Herioni, dhe muzika luhet live në skenë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto