Po vinte për tek “Zonë e Lirë”, këngëtarja pëson incident në mes të rrugës, ja gjendja e saj

Pak më parë, Arian Çani ka bërë të ditur se këngëtarja e re kosovare, Manjola Saramati, e ka lajmëruar se do vijë me vonesë në emision për shkak se i ka ndodhur një incident në mes të rrugës.

Ajo i ka dërguar një mesazh Çanit, ku i shkruajti në orën 9 e pak të darkës për ta njoftuar se do vinte pak me vones në emision për shkak se i ishte prishur makina.

Por mesa duket difekti ka qenë kaq i madh, saqë këngëtarja i ka dërguar një tjetër mesazh Çanit, ku i tregon se nuk mund të vijë.

“Arjan më vjen shumë shumë keq, por s’kam mundësi me ardh, jam në kufi, as andej as këtej”, ka qenë mesazhi që Manjola i ka dërguar Arianit dhe ai e ka lexuar në studio.

“E rëndësishme është që kjo vajzë është gjallë e s’i ka ndodhur gjë rrugës për në emision se do më ngelej pishman”, u shpreh Çani.

Kjo nuk ishte hera e parë që Manjola do të vinte në studion e “Zonë e Lirë”. Ajo erdhi disa javë më parë për të promovuar këngën e saj “Boom Boom”, ku fitoi vëmendje nga publiku pasi bëri twerk në studio.

Ju mund të pëlqeni dhe këto