Po luan Rama për mandatin e 4? Çuri: “Nëse e merr mandatin e 3, njerëzit do ta duan vetë”

“A po luan Rama për mandatin e katërt?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision, së cilës i është përgjigjur Arjan Çuri.

“Patjetër, Rama ka thënë që jeton për pushtetin. Në demokraci të gjitha lojërat janë të ligjshme, përveç blerjes së votave. Këta po luajnë me manipulime shumë herë më të larta. Ky nëse e merr dhe mandatin e tretë, njerëzit do ta duan vetë.

Do shkojmë drejt një opozite formale, mësohen njerëzit pastaj, duan Ramën, duan atë prepotencën e tij. E gjithë loja bëhet o e bëjnë tani rrotacionin, ose nëse nuk e bëjnë tani, atëherë nuk ka më. Do ta duan vetë këtë”, tha Çuri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto