“Po japim një model, zëri i çdo qytetari dëgjohet”, Basha flet mbi zgjedhjet e kandidatëve për deputet në PD

“Pyetja ime është kjo; Ndoqa me shumë vëmendje zgjedhjet për kandidatë për deputetë në PD. Në një parti politike të ketë 3600 veta aspirantë për deputetë, ç’është ky muhabet? Që gjithë këta njerëz duan të bëhen deputet”, e pyeti Arjan Çuri Lulzim Bashën.

“Gjysma e tyre nuk plotësuan formularët, pothuajse gjysma e tyre kanë pranuar të ecin në fazën e dytë. Unë i jap shumë vlerë procesit”, tha Basha.

“Kam një ide që kjo duhet korrigjuar nga PD. Fakti që mijëra njerëz që besonin se mund të kandidonin, është një gjë që duhet rregulluar”, tha Çuri.

“Politikisht mendoj që është për t’u përshëndetur. Ne po japim një model sot brenda partisë, ku zëri i çdo qytetari dëgjohet dhe vota e çdo qytetari ka një peshë në vendimmarrje”, tha Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto