Plas sherri/ Ujku i Cërrikut revoltohet me Ujkun e Shijakut, çohet nga karrigia dhe bëhet gati të konfliktohet fizikisht

Të ftuar në studio janë Ujku i Cërrikut, Ujku i Shijakut dhe Ujku i Fierit. Por një konflikt ka pasur mes Ujkut të Cërrikut dhe atij të Shijakut.

Ujku i Cërrikut është revoltuar aq shumë, sa u çua nga karrigia dhe u bë gati të shkonte të konfliktohej fizikisht me Ujkun e Shijakut. Ai u ndalua në kohë dhe më pas u qetësua.

“Ti je qen bashkie o shok. Ti je katundar. Ky më shau në Instagram, më tha do bëj paqe dhe pastaj vjen e më shan këtu. Ti je ujk Instagram-i, unë jam ujk i vërtet”, tha Ujku i Cërrikut për atë të Shijakut.

Ndërsa Ujku i Fierit ka thënë se është i acaruar me Ujkun e Cërrikut se e ka ofenduar në vitin 2018. Megjithatë, ai ka thënë se tani nuk është më i inatosur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto