Flower
Flower

“Për të qeshur po ta lexosh tani”, Leka Bungo rrëfehet për dënimin nga dikta.tura për një vepër

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar Leka Bungo, regjisori i njohur i teatrit, skenarist dhe shkrimtar i humorit.

Leka ka vendosur në skenë me dhjetëra komedi, drama, skenarë filmash e dokumentarë, ndërsa ka sjellë librin e tij të parë në prozë, “Testamenti i Mitomanit”.

“Nuk e konsideroj veten shkrimtar, kjo ishte thjesht një kapriço e ime. Ky është libri i parë dhe i fundit. Mitomani është personazhi që vërtiten ngjarjet në libër dhe përcjell mesazhin që unë kam dashur t’i them lexuesit”, tha Bungo për librin e tij.

Ndërkaq, Leka Bungo ka treguar historinë kur u dënua për të punuar 10 vjet në Patos në moshën 26 vjeçare, pasi u ‘demaskua’ nga diktatura komuniste për një vepër që do vinte në skenë që ajo u konsiderua armiqësore.

“’Riedukim në gjirin e klasës punëtore’, kështu quhej dënimi im nga diktatura. Të vjen për të qeshur po ta lexosh tani se pse ajo vepër u dëbua. Është armiqësore kjo vepër thonin, ‘unë nuk e kam lexuar këtë libër, por prapë përderisa më kanë thirrur këtu duhet të jap një mendim’, tha njëri prej spektatorëve që ishin në teatër kur më dhanë dënimin për veprën. Ndoshta fati më shpëtoi nga burgu sepse sipas dokumentave që kam marrë tani, në ato unë kisha dy “A” në dokument dhe duhet të kisha bërë burg, por kisha fat… Njerëzit kishin frikë të më shkelnin në shtëpi”, tha Bungo.

“Çfarë do doje të shkruaje një ditë mbi gurin e varrin tënd?”, e pyeti Arian Çani Lekën në rubrikën “Pyetja që vr.et”.

“Që këtu banon një njeri i cili s’ka bërë kurrë keq”, u përgjigj ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto