Flower
Flower

PD do zëvendësohet nga “Vetëvendosja” në Shqipëri?”, Curri: “E kundërta, PS do hapi degë në Kosovë”

“A mund të zëvendësohet Lul Basha nga partia e Albin Kurtit në Shqipëri”, ka pyetur Arian Çani të ftuarit në studio. “Baton Haxhiu nga emisioni “Open” dje tha se partia e Albin Kurtit ka një bërthamë në Shqipëri dhe e dha si një informacion. E beson?”, iu drejtua Çani Ervin Salianjit.

“Kjo është qesharake. PD i ka rrënjët tek idetë e djathta, tek biznesi, tek ish të përndjekurit, ide komplet të ndryshme nga Vetëvendosja. E vetmja pikë bashkimi është se janë parti patriotike. Nuk ka asnjë risk, këto janë ëndrrat e Ramës që i sheh ai natën dhe ua thotë njerëzve që t’i hedhin teza. Sipas sondazheve, PD është fituese sepse ka besueshmëri më të madhe”, tha Salianji.

“Inteligjenca ime refuzon ta marri seriozisht këtë që tha Batoni. Edhe në laborator të futet Batoni, nuk e bën dot”, u shpreh Andi Bejtja.

“Baton Haxhiu është duke bërë një diversion të madh në këtë mes. E kundërta do bëhet, PS do zëvendësojë Vetëvendosjen në Kuvendin kosovar. Hapet degë e PS në Kosovë, dy i ke këtu gati se Shahini dhe Cakaj kanë qenë tek “Vetëvendosja”. E kundërta do ndodhi, PD nuk preket, mund të konkurrohet nga të djathtat e Kosovës por jo nga Vetëvendosja. Shumë shpejt do hapet dega e PS në Kosovë”, u shpreh Arjan Curri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto