“Papafare”, Genardi sjell këngën e tij të parë, por pa Sonidën/ Video

Dy personazhet e njohur të Instagram-it, Genard Hajdini dhe motra e tij, Sonida, janë të ftuar sot në “Zonë e Lirë”. Genardi ka sjellë këngën e tij të parë, por pa Sonidën.

Pjesë e kësaj kënge janë edhe Soni Baçova, Ernest Baçova, Donald Gega dhe Gert Manushi. Në këtë këngë, Genardi dëgjohet të thotë shprehjen e tij të famshme tanimë “papafare”, përpos faktit që këndon një strofë.

“Duke parë që Genardi është shumë i ndjekur në Instagram, na shkoi mendja. E pamë që mungonte diçka shumë e veçantë dhe na shkoi mendja tek ai. Edhe publiku e do Genardin”, tha një nga djemtë në emision.

Më poshtë mund të dëgjoni edhe këngën ku merr pjesë Genardi:

Ju mund të pëlqeni dhe këto