“Nuk është keq të kërkosh ndjesë”, Kujtim Prodani rrëfen frymëzimin pas këngës “Mikesha”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar këngëtari i njohur shqiptar, Kujtim Prodani.

Në studio, Prodani ka zbuluar edhe mesazhin që fshihet pas këngës së tij më të re me titull “Mikesha”.

“Mikesha është çdo grua, çdo femër. Na ndodh të lëndojmë me një fjalë, me një frazë dhe më shumë. Vitet kalojnë dhe ti kupton që nuk është keq të kërkosh ndjesë sinqerisht”, tha Prodani.

“E shkrova me laps në abonenë e autobusit. Po kthehesha nga varrezat dhe deri tek autobusat në Kombinat”, tha Kujtim Prodani, duke treguar se një prej këngëve të tij më të famshme i lindi në çast ideja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto