Nuk e prisnim, Capital T sjell dokumentarin për jetën e tij

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar reperi i njohur shqiptar, Capital T, i cili ka folur për projektet e tij muzikore dhe karrierën e tij.

Në emision, Capital T ka rrëfyer se është duke bërë një dokumentar për jetën dhe karrierën e tij, të cilin ka një vit e gjysmë që po e xhiron.

“Kam pasur në mend të bëj diçka ndryshe, muzika s’është pasioni im i vetëm dhe kam qejf t’i shpalos publikut pjesën tjetër të jetës time. Kjo është ajo që po bëj unë, të tjerët mund ta bëjnë pas meje nëse vepra ime është aq e rëndësishme. Dokumentari është duke u realizuar, edhe kjo pjesë e intervistës në “Zonë e Lirë” do të futet në të. Ka një vit e gjysëm që po xhirohet. Edhe pjesa e koncertit do të futet në të. Në dokumentar do të futet karriera ime që prej fillimit. Dokumentari do edhe ca kohë të dali, pasi jemi fokusuar tek pjesa e koncertit”, u shpreh Capital T.

Ju mund të pëlqeni dhe këto