“Nuk dola nga hiçi, jam krenare për veten”, Xheisara jep mesazhin e rëndësishëm për vajzat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xheisara, është mbrëmjen e sotme e ftuar në “Zonë e Lirë”. Ajo ka sqaruar deklaratën e saj të disa ditëve më parë që bëri bujë, kur tha se mamaja e saj i thoshte të shkonte të milte lopët.

“Mami im nuk kishte shumë besim se ishte që këngëtare mund të bëhet vajza e Elit, e Aurelës, jo vajza ime. Mami më thoshte të shkoja në fshat, bënte humor kur më thoshte që të shkoja të milja lopët. Domethënë s’është se kam mjelë vërtetë lopët. E gënjeva mamin deri në momentin që dola në televizion dhe shihte tv, shihte mua e s’po e besonte. Nga ai moment e pas mami nuk më privoi kurrë, ka qenë shtysë për mua, por deri në atë moment ka qenë shumë e vështirë”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, Xheisara ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë vajzat që mendojnë se kanë talent. “Kam marrë shumë diploma në vende të ndryshme, në Maqedoni, në Kosovë. Ka shumë vajza që mbase nga fakti që nga janë, nga vijnë, e kanë për siklet, për turp ta thonë. Por nëse mendon që ke një talent, mundesh edhe nëse vjen nga Burreli, nga Fushë-Arrëzi, ti mundesh. I them këto gjëra se jam krenare për veten time, nuk dola nga hiçi, kam një histori nga mbrapa dhe jam krenare për çdo hap në jetën time”, tha Xheisara.

Ju mund të pëlqeni dhe këto