Flower
Flower

“Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, mos e humbisni këtë komedi tek Amfiteatri i Liqenit

Rikthehet komedia greke “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”. Me regji nga Donard Hasani dhe Valdrin Hasani, e me producent Shegushe Bebeti, mos e humbisni këtë shfaqje më 27 qershor, në ora 20:00 tek Amfiteatri i Liqenit.

Kjo komedi është një vepër e autorit Yiorgos Theodosiadis që ka bërë bujë në skenat ndërkombëtare. Shfaqja flet për tre djem që jetojnë në një shtëpi, ku secili prej tyre ka nga një mangësi të vogël.

Situata komike dhe interesante ndërthuren shpesh mes të treve, aq më tepër kur në lojë hyn një vajzë. Dashuria për të do ju hapë punë dhe trike të tre djemve, që përpiqen ta bëjnë për vete.

Ju mund të pëlqeni dhe këto