“Nuk bëhen gjërat me planet 4 vjeçare”, Kujtim Prodani zbulon për kë kandidat të Tiranës do votojë

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, ka qenë i ftuar këngëtari shqiptar Kujtim Prodani, i cili ka promovuar këngën e re me titull “Mikesha”.

Gjatë intervistës Çani e pyeti Kujtimin nëse do të votonte më 30 qershor dhe ai tha se po, pasi është detyrim.

Më pas, kur u pyet se për kë do votonte për bashkinë e Tiranës, Kujtimi tha se është vrapues i rregullt tek liqeni dhe se ‘janë bërë gjëra të mira’.

“Ka lëvizje dhe këto lëvizje duhen respektuar. Nuk bëhen gjërat me planet 4 vjeçare. Nuk kemi shtyllë kurrizore për ta çuar këtë gjë deri në fund me forcat tona dhe duhet të kemi nevojë për mbështetje madhore. Shqipëria duhet të jetë vend i mrekullueshëm përderisa interesohen shumë shtete ta kenë mirë me ne”, tha Prodani, duke e nënkuptuar se për kë kandidat do votojë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto