Flower
Flower

“Njerëzit po protestojnë dhe pa opozitën, ka filluar një zgjim i madh i popullit”, çfarë tha Basha

Teksa ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, Lulzim Basha, kryetari i PD, është shprehur se ka besim se vendi ynë do të transformohet, ndërsa ka thënë se ka filluar një zgjim kombëtar dhe se duhen trajtuar problemet themelore të qeverisjes, duke filluar nga zgjedhjet e lira e të ndershme.

“Kam shpresë se ky vend që do transformohet sepse ka ndryshuar shumë në këto tre dekada. Sfidat që kemi është jo thjeshtë largimi i Ramës, por edhe shkatërrimi i kushteve që na çojnë në këtë qeveri. Duhen zgjedhje të lira me deputetë që përfaqësojnë qytetarët. Ne kemi nisur edhe një proçes konsultimi kombëtar… njerëzit janë përgjigjur si asnjëherë më parë kur opozita i ka thirrur. Njerëzit po protestojnë dhe pa opozitën, siç është Aleanca për Teatrin, studentët, etj. Qytetarët mund të mos t’i shohin këto protesta sepse Rama i ka kapur mediat. Ka filluar një zgjim dhe dimensioni më i madh janë protestat e thirrura nga opozita. Tani përpos largimit të Ramës, do japim dhe një zgjidhje afatgjatë; do zhdukim këto përbërës të sistemit të kalbur që e degjenerojnë pushtetit në funksion të oligarkëve. Për këtë, duhet të trajtojmë problemet themelore të qeverisjes, duke filluar me zgjedhje të lira e të ndershme, por nuk do ndalojmë këtu”, tha Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto