Një protestë për ata që ndihen jashtë dyerve, “Jashtë Derës” vjen në Teatrin Eksperimental

“Jashtë derës” është një shfaqje moderne, që është ngjitur në skenën e Teatrit Eksperimental, ku mund ta ndiqni më 1 & 2 dhjetor, ora 19:00.

Kjo është një vepër e madhe, një protestë për ata që ndihen jashtë dyerve, një emocion tronditës dhe një revoltë e thellë ndaj shpërfilljes.

Shfaqja trajton historinë e ushtarit Beckman, i cili pas mbarimit të luftës, humbet nëpër rrënojat e Hamburgut dhe i klith botës protestën e tij kundër luftës dhe çdo forme tiranie.


Pjesa teatrale është perceptuar si një britmë dhe akuzë e një brezi të përjashtuar nga shoqëria dhe të brohoritur nga kritikët. Ajo është përkthyer në mbarë botën në 40 gjuhë.

Të jesh i lirë do të thotë të mos qëndrosh "JASHTË DERËS", apo jo? Nga nesër deri të dielën ora 19:00Rezervoni vendin tuaj në 0695717746/042278158 ose ne inbox.Një super vepër ju mirëpret!

Gepostet von Teatri Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" am Mittwoch, 28. November 2018

Me regji të Mantas Janciauskas. Skenografinë të Beqo Nanaj, kostumet e Sofi Kara dhe lojën mbreslënëse të aktorëve Endri Cela, Met Xhelili, Romir Zalla, Dasara Xhangolli, Ilirda Bejleri, Adriana Tolka, Mateo Dervishaj, Algiona Aga, Olgert Metaj, Klejdi Metaj, Julian Hurdha, Kleivert Ibrahimllari, Paolo Kadillari, Anxhelo Shkreli, Denardo Neziri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto