Një periudhë ku ende nuk sundon teknologjia, Alion Çaçi  sjell librin “Tregimet e rinisë”

Alion Çaçi është një skenarist i programit që pritet të vijë të shtunave në Tv Klan, i “Klanifornias”, që do të moderohet nga Marina Vjollca. Libri është një përmbledhje tregimesh, por personazhi Mikel lidh disa vende bashkë dhe tregimet.

“Më thonë gjithë njerëzit se s’kishte për të qeshur kur e lexuan librin. Janë tregime shqiptare, të paktën një njeri nga një tregim do gjejë diçka nga vetja.

Ngjarjet zhvillohen në jetë emigrantësh në Amerikë dhe ka ngjarje që zhvillohen në Shqipëri. Tregimet janë treguar edhe nga meshkujt dhe femrat. Zhvillohen në një periudhë ende të pasunduar nga teknologjia”, ka thënë Çaçi mbi librin e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto