“Një lajm i mirë për Himarën”, Artan Lame: “Do marrin tapitë e shtëpive në kala pronarët”

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ka dhënë një lajm për pronat në kalanë e Himarës.

“Të jap një lajm të mirë për Himarën dhe Dhërmiun . Himara do marri edhe tapitë e shtëpive në kala, kemi vrarë mendjen aq shumë për ta bërë se mirë që do ua legalizojmë shtëpitë atyre, se një pjesë e mirë e tyre janë të braktisura, por cilit brez të një familjeje do ua legalizojmë? Kemi vënë një detyrim juridik ligjor që personi mban një përgjegjësi penale për deklaratat që bën familja që merr. Nuk mban përgjegjësi Kadastra për një person që ka bërë deklaratë të rreme. Dua që të gjithë ato ndërtesa të kenë një emër të saktë dhe të hidhen në hartë. Për herë të parë në 400 vjet, kalaja në Himarë do marri emrat e pronarëve”, u shpreh Artan Lame.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto